Plagosën me thikë djalin e prezantueses Simona Ventura

Pas dënimit, shqiptari tenton të arratiset drejt Shqipërisë...

Nga 4 të pandehurit, të akuzuar për tentativë vrasje ndaj djalit të prezantueses së famshme italiane, Simona Ventura, Niccolo Bettarini, Andi Arapi ishte i vetmi që ishte lënë në arrest shtëpie. Por pas verdiktit të gjykatës, 29-vjeçari shqiptar tentoi të arratisej dhe të kthehej në atdhe me traget. Megjithatë ndërhyrja në kohë e autoriteteve policore të Barit, bëri që Arapi të arrestohej dhe tashmë ai është në burg.

29-vjeçari sëbashku me 3 persona të tjerë sulmuan me thikë jashtë një diskoteke djalin e Simona Venturas dhe Stefano Bettarinit. Ngjarja në fjalë ndodhi në Korrik të 2018-s, jashtë diskotekës milaneze Old Fashion. Dënimi për ta u dha më 18 Janar.

Gjykata e dënoi Arapin me 5 vjet burg, ndërsa dënimi më i lartë u dha për Davide Caddeo, me 9 vjet heqje lirie, pasi akuzohej se e goditi të riun Bettarini 8 herë me thikë.

Ndërsa të pandehurit e tjerë, Alessandro Ferzoco dhe Albano Jakej u dënuan respektivisht me 5 vite e 6 muaj dhe 6 vite e 6 muaj burg. Sipas mediave Italiane, Arapi u la në arrest shtëpi duke mos qenë i siguruar, ndërsa 3 të tjerët u futën në qeli./Klan