Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Kuçovë

Një 45- vjeçar është plagosur me armë në Kuçovë këtë mbrëmje.
Ai është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit/eve.

“Rreth orës 19:30, shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore , jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi A.B dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, sipas policisë.