Plagosja me armë zjarri në Mamurras, çfarë tha Andi Diva në polici: Kastriot Lleshaj më ngacmoi të dashurën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pas mesnatës në Mamurras. Andi Diva ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin e Lezhës ku është shprehur se konflikti me Kastriot Lleshaj ka ndodhur për shkak të një vajze. Sipas burimeve, Andi Diva ka deklaruar se e dashura e tij…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi pas mesnatës në Mamurras.

Andi Diva ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin e Lezhës ku është shprehur se konflikti me Kastriot Lleshaj ka ndodhur për shkak të një vajze.

Sipas burimeve, Andi Diva ka deklaruar se e dashura e tij është ngacmuar nga Kastriot Lleshaj dhe ka kërkuar ndihmën e kushëririt dhe shokut të tij për tu sqaruar me këtë të fundit.

Debati ka degraduar në përdorimin e armëve ku mbetën të plagosur Gentian Diva dhe Alban Skonja ndërkohë është shpallur në kërkim Kastriot Lleshaj i i dyshuar për plagosjen e tyre