Plagosja me thikë e 16-vjeçarit, si nisi sherri mes të rinjve në Shkodër

Mbi ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i plagosur me thikë 16-vjeçarin K.S policia ka mundur të zbardhë të vërtetën duke mësuar detaje të hollësishme si dhe arrestuar një 17-vjeçar me iniciale B.Gj, i cili dyshohet si autor i plagosjes.

Po kështu po ndiqet në gjendej të lirë edhe shtetasi A.R, 19 vjeç.

Mësohet se dy të rinjtë ishin konfliktuar për motive të dobëta me 16-vjeçarin në ambientet e shkollës dhe më pas, gjatë mbrëmjes komunikuan në celular dhe u takuan në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, aty ku ndodhi dhe plagosja e K.S-së me mjet prerës. Ky i fundit  aktualisht gjendet në Spitalin Rajonal të Shkodrës.