Plagosje me armë në Shkodër! Një person në gjendje të rëndë

Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër në afërsi të Urës së Bunës.

Një plagosje me armë ka ndodhur pak më parë në Shkodër në afërsi të Urës së Bunës.

Sipas burimeve i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dy plagë

Ai është dërguar me urgjencë për në spital, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

Ndërkohë është siguruar edhe një foto, ku i riu Gëzim Bici, është marrë nga ambulanca me barrelë për t’u nisur me urgjencë në spital.