Një plagosje me thikë ka ndodhur në Shkodër, ku i lënduar ka mbetur 42-vjeçari Besnik Idrizi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Idrizi ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në spitalin e Shkodrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit Shtoj të Shkodrës, pas një konflikti të çastit.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve të sherrit.



