Plas sherri në Elbasan, mbeten të plagosur dy persona

Forcat e policisë ndërhynë për të shuar sherrin dhe ndaluan përshkallëzimin e situatës, ndërsa nisën hetimin për dy konfliktuesit.

Dy persona përfunduan në spital si pasojë e një konflikti. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e sotme në lagjen 11 nëntori të qytetit, ku dy të plagosurit u përleshën njëri me tjetrin.

Gazeta Shqip raporton se F.S 36 vjeç dhe K.P 44 vjeç kanë përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Forcat e policisë ndërhynë për të shuar sherrin dhe ndaluan përshkallëzimin e situatës, ndërsa nisën hetimin për dy konfliktuesit.