5.5 C
Tiranë
E diel, 5 Dhjetor, 2021

“Po falimentojmë”, Shoqata e Transportit: Qeveria të marrë masa, ndryshe do të reduktojmë edhe më shumë shërbimin

Shoqata e Transportit paralajmëron reduktim të mëtejshëm të shërbimit të transportit urban, pas reduktimit me 50%, nëse qeveria nuk merr masa.

Në një dalje për media, Shoqata e Transportit tha se kanë kërkuar indeksim të çmimit, ndërsa i bëri thirrje bashkisë dhe qeverisë, që të ulen në tryezë e të gjejnë një zgjidhje, pasi në të kundërt ata do të falimentojnë.

“Ne kemi kërkuar indeksimin e çmimit, që të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit. Kemi të ardhura vetëm nga bileta. Duhet të ulemi e të shohim një gjuhë të përbashkët për plotësimin e kërkesave, që të mos shkojmë te rritja e çmimit.

Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi në luftë me bashkinë apo qeverinë, por duam të ulemi në tryezë të përbashkët, pasi nëse nuk merren masa, do shkojmë drejt falimentimit. Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar direkt në të ardhurat e shërbimit të transportit. Ne e kishim paralajmëruar reduktimin prej kohësh, nëse nuk merreshin masa, dhe do të shkojmë akoma më tej në reduktim”, u shpreh një përfaqësues i Shoqatës së Transportit.

Një tjetër përfaqësues i Shoqatës së Transportit Urban u shpreh se ata i kanë kërkuar qeverisë, që të eliminojë disa taksa, në mënyrë që të mos ketë rritje çmimi për qytetarët.

“Nuk mendoj se institucionet mendojnë të eliminojnë transportin publik. Ne prej vitesh jemi ankuar për mungesën e infrastrukturës së transportit publik, si dhe kërkesat ekonomike, që tani mbizotërojnë në të gjitha problematikat që kemi. Ne kemi bërë disa propozime tonat, për eliminimin e disa taksave, që të mos ndikojë më pas te pasagjerët. Ne kemi thënë që po shkojmë drejt kolapsit total”, u shpreh ai.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme