‘Po shfaqen 24 orë në ekran si heronj shpëtimtarë të viktimave të tyre’

Nga Ergys Mërtiri

Mjeshtërit e sofizmit banal proqeveritar, po imponojnë idenë se nuk është koha për kritika ndaj qeverise. Sipas tyre, ne një situate dramatike si kjo nuk mund te behet politike, ndersa vendi ka nevoje për solidaritet.

Ne kohe krize si kjo nuk u dashka kritikuar qeveria për kaosin dhe dështimin total ne menaxhimin e saj, por ama, kryedeshtakut qe e ka degjeneruar shtetin deri ne këtë pike, i lejohet te beje propagande nga mëngjesi deri ne darke duke luajtur filma ne mënyrën me te pacipe me viktimat! Për hir te solidaritetit, u dashka te mbështesim shkaktaret e tragjedisë, dhe te lejojmë qe ata te vazhdojnë te abuzojnë duke u shfaqur 24 ore ne ekran si heronj shpëtimtarë te viktimave te tyre!

Ndërkohe, ky heroi qe na kërkon solidaritet, shfryn mllef kundër mediave gjithë ditën e lume, ndërsa arreston aktiviste e mbyll portale, ne shkelje flagrante te se drejtës.

Nuk ka gjë me politike sot, sesa te kërkosh te mos behet politike. Është politike e pastër qe maskohet tinëzisht si depolitizim, për ti shërbyer një propagande te fëlliqur fajtoresh.