Pogradec, një 58-vjeçar gjendet i varur në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit mbrëmjen e sotme ku një 58-vjeçar ka varur veten në banesën e tij.

Sipas informacioneve nga policia, 58-vjeçar është gjetur nga familjarët dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre për ta shpëtuar nuk ka mundur të mbijetojë, raporton Express.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Pogradec ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan 58-vjeçarin drejt aktit ekstrem.