Pogradec, vajza 10-vjeçare bie në rezervuar, nëna tenton ta shpëtojë por mbyten të dyja

Nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup në Pogradec. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, transmeton OraNews.

Mësohet se fillimisht ka qenë vajza e moshës 9-10 vjeçe që ka rënë aksidentalisht në rezervuar dhe pas saj është futur e ëma për ta shpëtuar, por fatkeqësisht janë mbytur të dyja.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.