Policia i thyen krahun 61-vjeçarit pasi refuzoi të shoqërohej

Sipas tij, ai është rrahur nga dy policë  me radio dhe grushte pasi nuk pranoi që t’i shoqëronte ata, ndërkohë mësohet se i dëmtuari ka thyer krahun.

Një qytetar nga Korça akuzon se është dhunuar nga disa policë të rrethit jug-lindor, pasi nuk kishte pranuar t’i shoqëronte.

Albert Shkëmbi, 61 vjeç u shpreh se ka qenë pasagjer në një makinë e cila u ndalua nga patrulla e policisë. Pas inspektimit, 61 vjeçari tha se patrulla ka dashur ta shoqërojë atë, edhe pse nuk ishte ai i cili po ngiste makinën.

Sipas tij, ai është rrahur nga dy policë  me radio dhe grushte pasi nuk pranoi që t’i shoqëronte ata, ndërkohë mësohet se i dëmtuari ka thyer krahun.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, ka thënë ai.

Dëmtimet u shkaktuan nga rrahjet në kokë dhe në duar ndërsa 61 vjeçari po trajtohet në spitalin e Korçës.