Policia iu heq patentën 9 shoferëve në aksin Tiranë-Elbasan

Me shpejtësi ‘skëterrë’

Vetëm mbrëmjen e djeshme policia iu ka hequr lejet e drejtimit 9 shoferëve. pasi lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Tiranë-Elbasan.

Policia ka qenë e fokusuar në zonën pranë Tegut, ku nga kontrolli janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr leja e drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, teksa rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh.

Policia ka edhe një apel për drejtuesit e makinave. “Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”.

STATUSI I PLOTE
Live: Vijon të ndodhë në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan

Pas heqjes së masave kufizuese si pasojë e COVID-19, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka shtuar kontrollet duke përdorur dhe bazën logjistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Aktualisht në Segmentin Sauk-Teg, vijon kontrolli me Radar 📸, nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar aksidentet rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Prej katër orësh kontroll, duke u stacionuar me Radar në mbikalime dhe me patrulla mbështetëse në aksin rrugor, janë evidentuar 9 drejtues mjetesh të cilëve u është tërhequr Leja e Drejtimit dhe do dërgohen në OASH, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin e normës së lejuar, shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 166 km/h, në një orar ku rruga ishte me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është i madh
Mos nxitoni për të arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻♀, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
# PerdoruesRrugeVleresoniJeten
# RespektoniRregullat

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/377125616579977/