6.5 C
Tiranë
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Pozitiv me COVID-19 disa mësues dhe nxënës, mbyllet shkolla e mesme në Borsh

Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur pas një vendimi urgjent, pasi disa mësues dhe nxënës kanë rezultuar me koronavirus.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se 7 mësues dhe 6 nxënës janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën do të qëndrojnë këto ditë në shtëpi. Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit.

Mes tyre edhe 6 mësues që dolën pozitiv me koronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat. Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish. Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor. Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme