Presidenti Erdogan shprehet kundër interesave të larta, teksa Turqia përpiqet të ‘luftojë’ zhvlerësimin e monedhës

Është e paqartë nëse deklarata e fundit do të thotë se presidenti nuk do të lejojë rritjen e normës së guximshme për të cilën tregjet kishin shpresuar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli kundër normave të larta të interesit një ditë para se banka qendrore të mbajë takimin e saj të parë të politikave monetare nën një guvernator të ri që pritet të rivendosë disiplinën monetare.

“Ne nuk duhet t’i lëmë investitorët tanë të shtypen nga interesi i lartë”, tha Erdogan në një takim me bizneset në Ankara. Lira turke shkurtimisht e zgjati rënien e saj deri në 1.1% pas deklaratës së tij.

Vërejtjet e Erdogan erdhën ndërsa analistët e anketuar nga Bloomberg parashikuan se Komiteti i Politikës Monetare të bankës qendrore do të rrisë normën bazë të enjten, duke shënuar një ndryshim të kursit nën Naci Agbal, i cili u emërua në 7 nëntor pasi paraardhësi i tij shteroi rezervat e valutave të huaja të vendit duke u përpjekur të mbështesë monedhën në kolaps.

Vlerësimi mesatar ishte për një rritje thelbësore prej 475 pikë bazë në 15%, e cila do të vendoste një drejtim më të qartë për politikën monetare pas një periudhe uljesh të normave të shoqëruara me shtrëngim vjedhurazi me mjete të tjera.

Erdogan, i cili argumenton se normat e larta të interesit shkaktojnë më shumë sesa frenojnë inflacionin, javën e kaluar u zotua të mbështesë ekipin e tij të ri të menaxhimit ekonomik me politika që do të rehatonin investitorët. Është e paqartë nëse deklarata e fundit do të thotë se presidenti nuk do të lejojë rritjen e normës së guximshme për të cilën tregjet kishin shpresuar. /Scan