Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale. Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Yair Lapid, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale. Presidenti…

erdogan

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Yair Lapid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Türkiye-Izrael dhe çështje rajonale.

Presidenti Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij për ecurinë e marrëdhënieve Türkiye-Izrael sipas kornizës së dakorduar gjatë vizitave të presidentit izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrit Yair Lapid në Türkiye.

Duke iu referuar vendimit të shpallur sot për emërimin reciprok të ambasadorëve, presidenti Erdoğan ka thënë se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm sa më parë për emërimin e ambasadorit të ri.

Presidenti Erdoğan është shprehur se mbështet zhvillimin e bashkëpunimit dhe dialogut midis Türkiye-s dhe Izraelit mbi baza të qëndrueshme dhe mbi bazën e respektimit reciprok të ndjeshmërive.