Presidenti i Bjellorusisë i hapur për debat mbi ndryshimet kushtetuese

Një ekip ekspertësh, përfshirë nga Gjykata Kushtetuese e Bjellorusisë, po hartojnë ndryshime në kushtetutën e vendit...

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko sot tha se ndryshimet kushtetuese që aktualisht janë duke u hartuar nga ekspertët do të ndahen me publikun në një debat të hapur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një ekip ekspertësh, përfshirë nga Gjykata Kushtetuese e Bjellorusisë, po hartojnë ndryshime në kushtetutën e vendit.

“Sapo të përfundojnë punën e tyre, ndryshimet do të sillen për diskutim publik”, tha Lukashenko në një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Valentin Sukalo.

Vendi i mbyllur në Evropën Lindore, Bjellorusia është përfshirë nga protestat që nga zgjedhjet e 9 gushtit. Opozita akuzon se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë që nga viti 1994, u shpall së është zgjedhur në votimin presidencial.

Presidenti shtoi se nuk do të ketë kthim në kushtetutën e vitit 1994, ndryshimet duhet të jenë një lëvizje përpara.

Ai u bëri thirrje protestuesve të marrin pjesë në diskutim, në vend që të marshojnë në rrugë. Në një vërejtje të fshehtë, ai tha teksa liderët e opozitës kërkojnë ndryshime, ata nuk specifikojnë se çfarë duhet të ndryshohet.

Në një deklaratë të veçantë udhëheqësja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya tha se ajo është e gatshme të marrë ndihmën e organeve ndërkombëtare për të organizuar bisedime me autoritetet bjelloruse në lidhje me transferimin e pushtetit në opozitë.

Më 4 gusht, para zgjedhjeve presidenciale, Lukashenko njoftoi se ka ndërmend të mbante një referendum mbi ndryshimet kushtetuese në pesë vitet e ardhshme.

Ai tha se “vendi ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe ligji kryesor i tij (kushtetuta) gjithashtu duhet të pasqyrojë ndryshimet”.