Presidenti i Turqisë Erdoğan konfirmoi se është pozitiv me COVID-19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, konfirmoi se është pozitiv me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion Erdoğan e ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtar në Twitter, ndërsa ka deklaruar se pozitive ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij Emine Erdoğan.

“Unë dhe bashkëshortja ime sot patëm simptoma të buta, për çka bëmë testin e COVID-19 dhe rezultoi se jemi pozitiv. Mësuam se është varianti Omicron. Falë Zotit ndihemi mirë. Tani për tani vazhdoj të punoj nga shtëpia. Presim lutjet tuaja”, ka shkruar Erdoğan.