Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë “Rama 3”

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë dritën jeshile formimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama në mandatin e tretë qeverisës.

Pasi priti verifikimet, për ministrat e emëruar nga Rama në postet përkatëse, nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, Meta ka vendosur të dekretojë përbërjen e Këshillit të Ministrave.

DEKRETI:

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave,

Dekretoj:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

  1. Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  2. Zoti Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13213

Tiranë, më 14.09.2021

                                      PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                      ILIR META


Zoti Edi Rama është emëruar Kryeministër në fillim të legjislaturës së X-të, me Dekretin e Presidentit të Republikës nr.13210, datë 10.09.2021.