Presidenti Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin e BE-së

Negociatat me BE, Presidenti Meta zbardh detaje nga takimi me Kryenegociatorin Zef Mazi...

Një takim u mbajt sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

“E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës”, shkruan më tej Presidenti.

Postimi i Metës:

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.

Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. 🇦🇱🇪🇺”.

Presidenti Meta zbardh takimin me Zef Mazin: I dhashë mbështetjen ...