Presidenti turk Erdogan mbërrin në Japoni

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti të enjten në Japoni për të marrë pjesë në Samitin e G20 në qytetin port të Osakës.

Erdogan dhe zonja e parë Emine Erdogan u pritën nga zëvendësministri japonez për Punë të Jashtme, Kenji Yamada dhe ambasadori i Turqisë në Tokio, Murat Mercan.

Erdogan shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, Ministri i Financave dhe Thesarit Berat Albajrak, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Turke Hulusi Akar, Drejtori i Komunikimeve Presidenciale Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidentit Ibrahim Kalin.