Presidenti turk Erdogan refuzon raportet për zgjedhje të parakohshme

"Në cilin vend të zhvilluar të botës mbahen zgjedhje jashtë kohës së caktuar... këto janë gjëra që bëhen nga shtetet fisnore", tha presidenti Erdoğan...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka refuzuar raportet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, duke theksuar se ato të mbahen sipas planit në muajin qershor të vitit 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në cilin vend të zhvilluar të botës mbahen zgjedhje jashtë kohës së caktuar… këto janë gjëra që bëhen nga shtetet fisnore”, tha presidenti Erdoğan.

Erdoğan deklaroi se nuk bëhet fjalë që data e votimit të sillet para kohe.