Presidenti turk Erdogan shpallet Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mori për herë të dytë çmimin “Personaliteti Global Mysliman”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori për herë të dytë çmimin “Personaliteti Global Mysliman”.

Editori i gazetës nigeriane “Muslim News Nigeria”, Rashid Abubekir deklaroi rezultatet për anketën “Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019”.

Ai bëri të ditur se Presidenti i Turqisë, Erdoan u zgjodh “Personaliteti Global Mysliman i vitit 2019”, duke e lavdëruar atë për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve në të gjithë botën, raporton TRT.

“Falë ndikimit dhe fuqisë së tij të padiskutueshme brenda botës myslimane dhe në komunitetin ndërkombëtar, Presidenti Erdoan zuri edhe këtë vit vendin e parë,” tha Abubakar për liderin turk i cili u shpall gjithashtu fituesi në 2018.

“Presidenti turk gjithmonë qëndron pranë njerëzve të vuajtur dhe ai gjithmonë ngre zërin e tij për çështjet në Siri, Mianmar (Birmani), Kashmir dhe Palestinë”, tha Abubakar i cili vuri në dukje gjithashtu përpjekjen e Erdoanit në Samitin e Kuala Lumpur për unitetin e myslimanëve.

Vendit e dytë e zuri Kryeministri i Malajzisë Mahathir Bin Mohamad, të tretin kongresmenja myslimane në Amerikë me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar. Vendin e katërt e zuri Presidenti gambian Adama Barrow dhe vendin e pestë e zuri futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil.