Prezantohet projekti i ri i aeroportit të Vlorës

“Kemi në dorë projektin e aeroportit, i cili është i gatshëm për tu marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin.”

“Kemi në dorë projektin e aeroportit, i cili është i gatshëm për tu marrë në dorë nga ndërtuesi dhe për të filluar ndërtimin.”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të ri për aeroportin e Vlorës.

“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar. Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin”, shprehet Rama.

Fjalën hapëse në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorë është mbajtur nga kryebashkiaku Dritan Leli.

“Do të ndryshojë faqen turistike të Vlorës, në vitet në vijim. Falenderoj Ramën për realizimin e ëndrrës së madhe të vlojantëve, ministren Balluku që në momentin e parë tha “Tan ne do t’ia dalim” dhe ne sot ia dolëm”, tha Leli.Rezultate imazhesh për aeroporti vlores

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zbuluar disa detaje nga aeroporti i Vlorës, ku vuri theksin se është një projekt modern i parametrave ndërkombëtar, por nuk munguan edhe kritikat për aeroportit të Rinasit.

“Nuk është më një ëndërr,por realitet. Një aeroport loë-cost. Aeroporti i Tiranës, Biznesi i ka prekur xhepat e shqiptarëve, ka cenuar sigurinë. Kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime të mëdha në linjën menaxheriale, presim që të na prezantohet plani i investimeve që kanë munguar. Presim që të ketë ndryshime të mëdha. Një piste e parametrave ndërkombëtare. “Air Albania” shumë shpejt do fluturojë drejt SHBA-së. 3.2km pista e aeroportit të Vlorës, me gjerësi 60 metra duke plotësuar kushtet e një aeroporti modern. Tre kolona kryesore” Aviacioni Civil, të gjitha funksionet. Cargo-s e tregëtisë së mallrave dhe shtylla e tretë është mirëmbajtjen e Avionëve”, tha Balluku.

Rezultate imazhesh për aeroporti vlores