Princi saudit vizitë në Mauritani, opozita kundër

Presidenti i Mauritanisë, Ould Abdel Aziz priti princin saudit Bin Selman në kryeqytetin e këtij vendi, Nauakchott

 Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muahmmed bin Selman sot mbërriti në Mauritani për vizitë zyrtare, ku opozita kundërshtoi pritjen e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i shtetit të Afrikës perëndimore, Mauritanisë, Ould Abdel Aziz priti princin saudit Bin Selman në kryeqytetin e këtij vendi, Nauakchott.

Dje blloku më i fuqishëm opozitar Forumi Nacional për Demokraci kundërshtoi vizitën e bin Selman në vend.

Shkak i kundërshtimit është vrasja brutale e gazetarit Jamal Khashoggi, e cila ndodhi më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll. Opozita nga Arabia Saudite kërkon ndriçimin e plotë të vrasjes dhe ndëshkimin e autorëve.

Prokuroria turke gjeti se Khashoggi ishte ngulfatur menjëherë pasi kishte hyrë në konsullatë ndërsa trupi i tij u copëtua dhe shkatërrua.

Autoritetet saudite më vonë pranuan se Khashoggi u vra pa u larguar nga konsullata, siç pretendonin fillimisht.

Hetimi mbi çështjes ende është në vazhdim me një theks për kërkimin e mbetjeve të Khashoggit.