Pritet vaksinimi i personave me Covid! Krye-vaksinuesit në Vlorë i bie të fikët, niset me urgjencë në spitalin rajonal

Mësohet se ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e të fikëtit te vaksinuesi.

Sot pritet që të nisë procesi i vaksinimit në Vlorë mirëpo duket se përgatitjet kanë nisur me një incident.

Në ambientet e pallatit të sportit që është bërë gati si sallë vaksinimi, Top Channel raporton se krye-vaksinuesit, i ka rënë të fikët. Mësohet se ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e tij.

Në Vlorë pritet që të jetë prezennt dhe kryeministri Edi Rama. Pas Tiranës dhe Shkodrës, Vlora ëshët qyteti i tretë ku do të nisë procesi i vaksinimit. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.