10.5 C
Tiranë
E hënë, 29 Nëntor, 2021

Pritjes i vjen fundi, sot dalin episodet e reja të “Casa de Papel”

Pritjes i ka ardhur fundi! Episodet e reja të serialit “Casa de Papel” do të dalin sot në Netflix, ndërsa seritë e reja pritet të publikohen më 3 dhjetor të këtij viti.

Në sezonin e pestë janë 10 episode në total, por vetëm gjysma vihet në dispozicion të shikuesve ditën e sotme. Për pjesën tjetër, do të vijojë pritja deri në dhjetor. Fansat e “La Casa de Papel” kanë pritur gati një vit e gjysmë për të parë se çfarë ndodhi pas ngjarjeve të sezonit të katërt. Sidoqoftë, në cilën orë do të vihet në dispozicion për ta parë në platformën ndërkombëtare të transmetimit.

Në pjesën e dytë, thuhet se janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje” – shkroi Netflix.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme