“Projekti i ndërtesave në Laç është planifikuar të përfundojë në fund të gushtit”

- Ambasadori turk Murat Ahmet Yörük vizitoi kantierin e ndërtimit, ku inspektoi nga afër punimet që ende vazhdojnë...

Ambasadori i Turqisë më Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Laçit ku po vazhdojnë punimet për ndërtesat e financuara nga Turqia për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori turk vizitoi kantierin e ndërtimit, ku inspektoi nga afër punimet që ende vazhdojnë.

Duke rikujtuar që themelet e projektit u hodhën në dhjetor të vitit të kaluar me pjesëmarrjen virtuale të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe praninë fizike të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Urban, Murat Kurum, ambasadori Yörük në një deklaratë për mediat tha:

“Siç mund ta shihni tani, projekti ka përfunduar 80 për qind në një periudhë prej rreth shtatë muajsh. Projekti është planifikuar të përfundojë në fund të gushtit, nëse nuk ndodh ndonjë problem serioz, si gjendje pandemike ose fatkeqësi tjetër natyrore”.

Ai tha se menjëherë pas përfundimit, projekti i ndërtuar me porosi të presidentit Erdoğan do t’u dorëzohet “vëllezërve shqiptarë”.

“Aktualisht, ndërtimi i strukturës bazike të 522 banesave ka përfunduar gati 90 për qind. Ndërtimi i detajeve tashmë ka filluar nga njëra anë. Po kështu, ndërtimi i qendrës tregtare në anën e majtë të kullës që shihni pas nesh gjithashtu ka filluar dhe është bërë përparim i madh”, deklaroi Yörük.

Sipas tij, ky është një tregues konkret se sa të afta dhe të zhvilluara janë firmat turke janë në teknologjinë e ndërtimit.

Drejtori i kantierit te ndërtimit ne Laç, Servet Birgören, falënderoi ambasadorin për pjesëmarrjen, duke thënë se ai po e ndjek këtë projekt nga afër.

“Po i afrohemi drejt fundit projektit të 522 banesave, që është një nga mbështetjet më të mëdha të Turqisë për Shqipërinë”, tha Güngör, duke shtuar se ishte një proces i gjatë dhe se nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, synojnë që projektin ta dorëzojnë në fund të muajit gusht.

Projekti që përfshin ndërtimin e 522 apartamenteve, por edhe njësi tregtare dhe qindra vende parkimi, zhvillohet nga Autoriteti Shtetëror i Zhvillimit Strehimor të Turqisë (TOKI) me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa punimet në Njësinë Administrative Laç në Bashkinë e Kurbinit po realizohen nga kompania Albayrak.