Protesta e dhunshme në PD/ Policia merr një furgon nga vendngjarja

Policia ka marrë një furgon nga vendngjarja, pas protestës së dhunshme në selinë e PD-Së në cilësinë e provës materiale.

Policia dhe Prokuroria ndodhen prej orësh tashmë në selinë blu, për të marrë provat e nevojshme, pasi kjo godinë tashmë është kthyer në skenë krimi.

Gjithashtu edhe kryeprokurorja Elisabeta Imeraj ndodhet ende në vendngjarje bashkë me grupin e punës.