Gratë nëpër Zvicër kanë lënë punën, kanë djegur rroba dhe kanë bllokuar trafikun ditën e Premte në shenjë demostrate. Kërkesat e tyre janë paga më të larta, me tepër barazi, dhe fund dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Kjo është protesta e parë e këtij lloji në shtetin Alpin në 28 vite.
Pakënaqësia ndaj ndarjes gjinore dhe pabarazia në vendin e punës në Zvicrën e begatshme kanë qenë arseyet e grevës së grave.
Shumë protestues gjithashtu kërkonin paga më të larta sidomos për punëtorët vendas, mësuesit dhe kujdestaret, punë këto tipike të kryera nga femrat.
Marshuesit kanë bllokuar rrugët afër stacionit kryesor të trenit në Zyrih, qendrën financiare të vendit.
Demostratorët në protesta në Parc Bertrand në Gjenevë mbanin një baner ku shkruhej se vetëm 8% e punëve në fushën e inxhinierisë mbahen nga femrat në Zvicër, në kontrast me 91% të punëve në fushën e kujdesit ndaj të tjerëve. /E Përditshmja

