Protesta për çmimin e naftës, bllokohet hyrja e Shkodrës. Digjen disa goma

Në të gjithë vendin po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimit të naftës. Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon të jetë e bllokuar nga protestuesit, që prej orës 16.00...

Ashtu si dhe ishte paralajmëruar një dite me pare, ne orën 16 ka patuar përsëri proteste ne hyrje te qytetit te Shkodrës ne lagjen Xhabije.

Protestuesit me pankarta ne duar kane bllokuar hyrjen ne qytetin e Shkodrës ,ndërsa janë shprehur ne përkrahje te protestës se studenteve.

Protesta ka qene kundër rritjes se çmimit te karburantit, mosdhënies se dëmshpërblimit te përmbytjeve dhe është përkrahur nga sindikata e pavarur .

Bllokimi i rrugës ka sjelle kaos ne qarkullim dhe nuk kane munguar debatet mes drejtuesve te mjeteve dhe protestuesve por pa patur incidente.Ne proteste nuk ka patur flamuj politike ,por vetëm flamuri kombëtar.