Protestat në SHBA/ Shënohet viktima e 5-të, një oficer police ndërron jetë si pasojë e plagëve të marra

Ai u qëllua ndërsa kundërshtonte fizikisht protestuesit, por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ndërroi jetë si rezultat i plagëve të marra pas disa orësh.

Një tjetër vdekje është shënuar si pasojë e protestave të dhunshme në Shtetet e Bashkuara dy ditë më parë. Një oficer policie i Kongresit Amerikan ka ndërruar jetë si rezultat i lëndime të pësuara gjatë sulmit nga mbështetësit e Donald Trump në Capitol Hill.

Ai u qëllua ndërsa kundërshtonte fizikisht protestuesit, por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ndërroi jetë si rezultat i plagëve të marra pas disa orësh.

Ndërkohë, që policia e Capitol Hill dhe autoritetet federale do të hapin një hetim për vdekjen e tij. Ndërsa, më shumë se 50 çështje penale kanë nisur kundër ekstremistëve pro-Trump që kryen dhunë ndaj protestave.

Dy ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.