Protokoll bashkëpunimi mes qyteteve Elbasan dhe Edirne

Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, bashkë me një delegacion kanë realizuar një takim me prefektin e qytetit Edirne, Ekrem Canalp, ndërsa është nënshkruar edhe protokolli i bashkëpunimit

Qyteti Elbasan dhe ai Edirne i Turqisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi për zhvillimin e ndërsjellë të aktiviteteve arsimore, kulturore, sportive dhe tregtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja, bashkë me një delegacion kanë realizuar një takim me prefektin e qytetit Edirne, Ekrem Canalp.

Në takim janë shkëmbyer pikëpamjet mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe është nënshkruar edhe protokolli i bashkëpunimit.

Prefekti i qytetit Edirne, Canalp, në fjalimin pas ceremonisë së nënshkrimit të protokollit, tërhoqi vëmendjen në atë se Shqipëria dhe Turqia kanë një të kaluar të përbashkët.

“Shqipëria për ne është një e kaluar e përbashkët. Me prefektin e Elbasanit dhe delegacionin biseduam çështje të përbashkëta. Ky protokoll bashkëpunimi është i natyrës që do të hap rrugën për zhvillime të reja në fushën e kulturës dhe arsimit”, tha ai.

Ndërsa Llatja shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit me qytetin Edirne, që ka një histori të thellë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të të dyja qyteteve.