Provimet e maturës, rikthehen pyetjet me alternativa. Gati edhe provimet e lirimit

“Pyetjet me alternative shkaktojnë konfuzion dhe nuk matin dijet e plota”.

Ndryshe nga një vit më parë, tezat e provimeve të maturës për këtë sezon do t’i rikthehen testimit të alternuar.

Rezana Vrapi, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, shpjegon mënyrën se si do të maten njohuritë e maturantëve këtë vit.

20 pyetje me alternativa, 12 me zhvillim, 60 pikë në total. Vitin e kaluar provimet e maturantëve ishin vetëm me pyetje me alternativa, proces për të cilin pati edhe protesta mbi vlerësimin përfundimtar.

“Pyetjet me alternative shkaktojnë konfuzion dhe nuk matin dijet e plota”.

Teza provimi do të hartohen edhe për klasat e pesta dhe të nënta, shkruan A2News. Vrapi thotë se për këta nxënës fjalën e fundit do ta ketë Ministria, nëse do të testohen apo jo.

Për maturantët, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më 3 qershor, më 7 qershor do testohet gjuha shqipe, më 11 qershor matematika dhe lëndët me zgjedhje do të kryhen më 15 qershor.