“PS dhe Foltorja donin të na hanin”/ Kryetari i PD Malësi e Madhe: Ishin bashkëpunëtorë në çdo qendër votimi në Shkodër!

Vijon me diskutime prej disa orësh mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD.

Anton Kokaj, kryetar dega Malësi e Madhe ka kërkuar që të dilet në terren tek njerëzit. Ndërkohë ai ka akuzuar Foltoren se ka bashkëpunuar me Ramën dhe PS-në.

Anton Kokaj, kryetar dega Malësi e Madhe: Duhet të dalim te njerëzit. Kemi kohë me reflektuar, edhe me e drejtuar gishtin tek ju zoti Basha. Por duhet të gjykojmë me qetësi. Kishim dy palë që donin me na hangër, PS e foltorja. Foltorja ka bashkëpunuar me PS në Shkodër në çdo qendër votimi me përllogaritje. Kandidatët tanë kanë vlerë.