Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e kësaj të marteje Asamblenë Kombëtare, në fokus të së cilës do të jenë dy çështje kryesore, analiza për procesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe ristrukturimi i brendshëm i partisë.
Në mbledhjen e cila po zhvillohet pa praninë e medias, do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe do të miratohet hapja e procedurës për fillimin e zgjedhjeve në Partisë Socialiste.
Zgjedhjet për kryetar të degëve të PS në 61 Bashki do të mbahen nga 17 Nëntori deri më 7 Dhjetor.
Rendi i ditës i Asamblesë është si më poshtë:
- Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt -Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetarët e OS.



