Pse shumë njerëz janë imunë ndaj koronavirusit, ndërsa nuk kanë qenë fare të infektuar

Në Gjermani antitrupat reaktivë ndaj SARS-CoV-2 janë vërejtur te dhuruesit e gjakut të cilët janë negativë ndaj virusit.

Shkencëtarët supozojnë që një numër i madh njerëzish në të vërtetë tashmë janë imunë ndaj SARS-CoV-2 dhe që ky imunitet ka rezultuar nga ftohjet e zakonshme, të cilat gjithashtu i shkakton koronavirusi.

Së paku gjashtë studime kanë konstatuar ekzistimin e antitrupave ndaj koronavirusit te 20 deri në 50 për qind e njerëzve, mostrat e të cilëve janë marrë midis viteve 2015 dhe 2018, te 50 për qind janë zbuluar lloje të qelizave T, të cilat reagojnë ndaj koronavirusit, transmeton Telegrafi.

Studim i ngjashëm është bërë edhe në Holandë në mostrat e grumbulluara shumë më herët para pandemisë, ku antitrupat ndaj koronavirusit janë gjetur te dy në dhjetë njerëz të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Në Gjermani antitrupat reaktivë ndaj SARS-CoV-2 janë vërejtur te dhuruesit e gjakut të cilët janë negativë ndaj virusit.

Në Singapor analiza e mostrave e marrë nga njerëzit, të cilët nuk kanë qenë në kontakt me SARS-in apo koronavirusin, ka treguar që te 12 prej 29 rasteve është konstatuar reaktiviteti ndaj SARS-CoV-2, si edhe te shtatë në njëmbëdhjetë njerëz të cilët kanë qenë negativë ndaj virusit.

Reaktiviteti ndaj SARS-CoV-2 është vërejtur gjithashtu edhe në Britani të Madhe dhe Suedi, te njerëzit të cilët më parë nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.

Rezultatet e këtyre studimeve, edhe pse të vëllimit jo të madh, vështirë është të injorohen, edhe pse ende nuk ofrojnë depërtim të qartë në përgjigje të mëhershme të arritur imunologjike ndaj SARS-CoV-2.

Daniela Weiskopf, njëra nga autoret e studimit thotë që supozohet që fjala është për imunitetin e arritur nga ftohjet e zakonshme, të cilat gjithashtu e shkaktojnë koronavirusin.

Deri te konkluzionet e ngjashme kanë arritur edhe shkencëtarët në Singapor, por kanë tërhequr vërejtjen që reaktiviteti i qelizave T ndoshta rrjedh edhe nga disa koronaviruse të tjera, mbase edhe nga koronaviruset shtazore.

Ky supozim, i cili kërkon hulumtime plotësuese, do të mund të çojë deri te revidimi i mënyrës me të cilën do të duhej të konstatohej ndjeshmëria e banorëve dhe të ndiqet niveli i përhapjes së pandemisë.