Qarkullimi rrugor: Ikin policët, shtohen patrullat e dronët

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka i kërkuar këtë të premte drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhënien fund të praktikave të postblloqeve në akset kryesore të vendit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka i kërkuar këtë të premte drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhënien fund të praktikave të postblloqeve në akset kryesore të vendit.

“Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin, në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizon ministri Lleshaj.

Kjo do të funksionojë sipas kombinimit të patrullimeve me mjete policie të shenjuara, punonjësve në uniformë e mjete civile, por edhe punonjës pa uniformë.

Ai kërkon edhe ndalimin e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

Policia e Shtetit do të aplikojë një plan në fushën e qarkullimit rrugor, me futjen e teknologjisë bashkëkohore, përfshirë sensorët e dronët që do të ndihmojnë në mirëmenaxhimin e qarkullimit rrugor./TCh