“Qasje të paanshme për të ndihmuar lidhjet Turqi-BE”

"Qasje të njëanshme dhe jo-objektive" janë "të papranueshme", thotë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, sot i bëri thirrje BE-së të zbatojë një qasje objektive dhe të paanshme ndaj vendit të tij për marrëdhënie reciproke produktive, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar tha se disa “qasje të njëanshme dhe jo-objektive” që nuk marrin parasysh të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe që i lënë ato mënjanë, janë “të papranueshme”.

Sai përket takimit me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, në Ankara, Akar tha se takimi ishte “i dobishëm, i sinqertë dhe efikas”.

Ai tha se janë shkëmbyer pikëpamje për çështjet rajonale, veçanërisht zhvillimet në Siri dhe Libi.

“Bashkëpunimi efektiv midis BE-së dhe Turqisë është shumë i rëndësishëm për të dy palët dhe rajonin. Ne dëshirojmë të zhvillojmë më tej bashkëpunimin dhe dialogun tonë me BE-në, veçanërisht në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë në kuadër të paqes, miqësisë dhe respektimit të vlerave tona të përbashkëta”, tha Akar.

Duke iu referuar tensioneve të fundit me Francën me pretendin se janë provokuar anijet në Mesdhe, Akar tha se ai e informoi Borrellin për këtë çështje duke thënë se pretendimet e Francës nuk pasqyrojnë realitetin.

Javën e kaluar Franca pretendoi se Turqia provokoi një nga anijet e saj që merrnin pjesë në një mision të NATO-s në Mesdhe. Zyrtarët ushtarakë turq mohuan akuzat.

Të enjten, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Franca duhet t’i kërkojë falje Turqisë për mashtrimin e NATO-s dhe BE-së në lidhje me tensionet e fundit në Mesdhe.

Nga ana e tij, Borrell tha se takime dypalëshe nuk janë mbajtur për shkak të koronavirusit të ri.

“Ka disa çështje që duhen diskutuar midis BE-së dhe Turqisë për të shmangur keqkuptimet ose për të parandaluar përkeqësimin e marrëdhënieve tona”, tha ai, duke shtuar se dialogu është një mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis palëve.

Vizita e Borrellit në Turqi vjen pas vizitave të diskutueshme të tij në Greqi dhe në administratën qipriote greke. Ankaraja ka shprehur shqetësim për mungesën e një trajtimi të drejtë të saj dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) për çështje të tilla si ndarjen e burimeve të energjisë në Mesdheun Lindor, si dhe për raportet e abuzimit të azilkërkuesve nga Athina.