Qëllohen me armë tre persona në Elbasan

Një përplasje me armë zjarri ka tronditur Elbasanin pasditën e së premtes. Raportohet se ka patur të shtëna me armë pas Pallatit të Sportit dhe sipas informacioneve paraprake raportohet për tre të plagosur, raporton gazeta Shqip.

Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa lëvizjet në qytet ishin të shumta.

Policia ka blinduar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.