Qeni sulmon brutalisht 13-vjeçarin në Shkodër

13 vjeçari sulmohet brutalisht nga qeni në Shkodër, babai i djalit: Shyqyr Zotit nuk i ka pre damarët e zemrës...

Një ngjarje e rendë është regjistruar në zonën turistike të Shirokës ku një qen rotvailer ka sulmuar brutalisht një fëmijë 13 vjeçar duke i shkaktuar plagë të renda në trup si dhe 19 qepje.

I ati i tij ka denoncuar në Faxnews ngjarjen tronditëse e mbi të gjitha neglizhencën e policisë së Shkodrës për gjetjen e pronarit të qenit i cili është larguar nga vendngjarja pa i kërkuar minimalisht ndjesë fëmijës së dëmtuar.

“Dje rreth orës 4 e gjys 5 pa 20 më kanë lajmëruar në tel të shkoj në spital se djalin e ka ngrënë qeni. Kam shku në spital e kam gjet djalin copë copë. Kam kontaktu me mjek dhe më thanë shyqyr zotit që nuk i ka pre damarët e zemrës të këmbës së majtë.

Jam interesu me gjet qenin si personalisht ashtu dhe me pòlici. Mua më duket interesimi minimal për të gjet qenin dhe pronarin e tij. Qeni ka qenë rotvailer pa maskë, pronari i ka fol italisht qenit: Vieni qua.

Risku i tij ka qenë një i moshuar që peshkonte aty, ai ka marrë një gur dhe i ka ra qenit në kokë. Qeni është turbullu dhe e ka lëshu. Djali është i tráumatizuar, për spitalin kam fjalët më të mira, por si nuk mundet shteti të kapi një njeri me qen” deklaroi babai i fëmijës për Faxnews.