Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut. Në aktivitetin me temë ““100 vjet qe u ndal copëtimi”, ishte i pranishëm kreu i shtetit dhe po ashtu edhe zyrtarë lokalë të Malësisë së Madhe dhe Shkodrës. E sapodalë nga karantinimi ndodhej edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila u infektua disa javë më parë me COVID-19. Meta ka përshëndetur Ademin, dhe i tha se “qenke shume mire, si kokrra e mollës”.
Kreu i shtetit po ashtu ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku thekson se gjaku i Dëshmorëve të Atdheut nuk bëhet ujë, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama, i cili e akuzoi dje se po dekoron të vdekurit.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook:
(F.g/dosja.al)



