“Qeveri Kukull”, ish-Presidenti Nishani: Rama përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme, opozita është rehat

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kritikuar qeverinë e re të prezantuar sot nga Rama.

Për Nishanin, shqiptarët në 4 vitet e ardhshme do të kenë një qeveri kukull kurse Rama e ka mendjen të fitojë garën e ardhshme.

Ai nuk lë pa kritikuar edhe opozitën, për të cilën thotë se është rehat momentalisht dhe deri në zgjedhjet e ardhshme ka kohë për të sajuar diçka.

Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend.
Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë.
Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, pregatitet me zell për të fituar garën e ardhshme.
Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës !
Po Opozita ?
Opozita është rehat ! Ka kohë !
Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë !
Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji !
Do të “sajojë” diçka edhe atëhere ! 🇦🇱