Seanca për shqyrtimin e amendamenteve do të nisë këtë të hënë, ndërsa opozita shqiptare mësohet se ka përgatitur disa amendamente shtesë. Aleanca për Shqiptarët sqaroi kërkesat për ndërhyrje edhe në disa nene të tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, të avancimit të pozitës shqiptare në shtet.
Po ashtu, rikthehet në vëmendjen politike edhe njohja e gjuhës shqipe. Lëvizja Besa ka hartuar katër amendamente të tjera, me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të pёrcaktohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20% e popullatës në vend. Në rast të mospranimit të kërkesave opozita kërcënon me bojkot të votimit.
VMRO-DPMNE ende nuk ka dhënë një qëndrim për lëvizjet e fundit, ndërsa 8 deputetët rebelë që votuan pro ndryshimeve kushtetuese, do të paraqiten në Kuvend si deputetë të pavarur./tvklan



