Ish- ministri i jashtëm i qeverisë Rama, Ditmir Bushati, në një postim të fundit në rrjetin e tij social ‘Instagram’ ka bërë thirrje ndaj të rinjve për një takim në ‘instalive’ në orën 20:00 duke e quajtur si një takim në ‘sheshin publik’.
Duhet përmendur se Ditmir Bushati është lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Partia Socialiste, ndërsa Rama e konsideroi largimin e tij si një zbritje nga treni.
Ky postim nga ana e Bushatit lë të dyshohet se ai ka një lloj ‘hatërmbetje’ apo kundërshtie në lidhje me politikat e ndjekura nga qeveria.
Bushati ka ftuar të rinjtë që takimin në ‘sheshin publik’ siç e quan ai, t’a realizojnë duke debatuar dhe folur për 25 Prillin, ku duket se ish-ministri ka shumë për të thënë.
Postimi i tij i plotë
Çuna e goca, sot në 20.00 takohemi te #SheshiPublik në InstaLive.
25 prilli është moment i rëndësishëm për shoqërinë, por mbi të gjitha për ju. Unë jam i sigurtë që në chat-grupet tuaja, por jo vetëm, flisni, debatoni, përplasni ide dhe mbani qëndrime. Unë ju ftoj që shumë nga pyetjet dhe mendimet tuaja ti ndajmë bashkë tek #SheshiPublik. Shihemi në 20.00



