Rama: Fasha 800 KW vendoset në nëntor! Kullat zënë myk në Prokurori, 18 kryetarë bashkish e komunash janë kallëzuar

•Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se fasha 800 KW do të vendoset në muajin nëntor. Mirëpo, gjatë konferencës së sotme, ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve, Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish. •Rama tha se administrata duhet të paraprijë shembullin e kursimit të energjisë elektrike. Ai përmendi se kryeministria nuk po ndriçohet më si dikur, ndërsa në çdo institucion do të vendoset një administrator për energjinë.•Rama ka drejtuar gishtin ndaj drejtësisë për lejimin e ndërtimeve pa leje. Ai deklaroi se deri tani janë kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetar të bashkive e komunash, përfshirë dhe socialistë, 12 drejtorë Urbanistike, 25 kryeinspektorë të IMT si dhe 2 drejtorë të Aluiznit, mirëpo asnjë prej tyre nuk ka dalë përballë ligjit. •Rama u shpreh se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.