Pas konferencës për shtyp Edi Rama postoi në Twitter njoftimin që bëri me dije pak minuta më parë. Kryeministri shkruan sërish se nga dita e enjte maska do të jetë e detyrueshme kudo në ambientet jashtë shtëpisë.
‘NGA E ENJTJA MASKA DO TË JETË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, NË ÇDO MJEDIS TË MBYLLUR APO TË HAPUR’- shkruan Rama në Twitter.
Gjatë konferencës për shtyp Rama tha se maska do të jetë me detyrim, e se nëse nuk vendoset do të vihen gjoba, të cilat do të faturohen në faturën e energjisë elektrike.



