Rama kërcënon kontrollorët: Kush nuk kthehet nesër në punë, s’ka më vend në Albcontrol

Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë apel të gjithë punonjësve se nëse nuk kthehen nesër në punë, nuk do të ketë më vend në AlbControll.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit.

Rama u ka bërë thirrje kontrollorëve të trafikut ajror që të ndahen nga organizatorët e grevës që i futën në këtë lojë të rrezikshme dhe tashmë do të përballen me ligjin.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka bërë apel të gjithë punonjësve se nëse nuk kthehen nesër në punë, nuk do të ketë më vend në AlbControll.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama në Twitter.e.su./abcnews.al