Rama: “Kjo fundjavë do të vijojë si e shkuara”

Këto masa vlejnë vetëm në zonat e kuqe. Aktualisht zona të tilla janë, Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.

Edhe këtë fundjavë do të vazhdohet të funksionojë me të njëjtat rregulla si fundjavat e shkuara.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë” njofton kryeministri në facebook.

Kjo do të thotë se ditën e shtunë dhe të dielë pensionistët lejohen të dalin lirisht në orën 10 të mëngjesit, ndërsa të tjetër qëndrojnë në shtëpi në këtë fashë orari. Nga ora 11:00 deri në orën 17:30 lejohen të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.

Gjithashtu ditën e shtunë lejohen të vazhdojnë aktivitetin deri në orën 17:30 farmacitë dhe ushqimoret. Ndërsa ditën e diele gjithçka do të jetë e është mbyllur, transmeton Scan.

Këto masa vlejnë vetëm në zonat e kuqe. Aktualisht zona të tilla janë, Tirana, Durrësi, Shkodra, Kurbini dhe Kruja.