Rama lobon për Kosovën: Anëtarësimi në NATO, i rëndësishëm

Kryeministri Rama në këtë 10 vjetor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk ka harruar që të lobojë për Kosovën.

Kryeministri Rama në këtë 10 vjetor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk ka harruar që të lobojë për Kosovën.

Ai tha se Shqipëria beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri për të gjithë familjen euro-atlantike, shkruan Top Channel.

“Duhet që Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës Antlantike. Shqipëria beson se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri, jo vetëm për Kosovën e Ballkanin, por për të gjithë familjen euro-atlantike. Është një vizion strategjik përfshirja e Kosovës në NATO dhe një vlerë e shtuar”, ishte apeli që shefi i qeverisë Shqiptare bëri për Kosovën.